Pas suksesit me muzikën popullore, këngëtarja: Do ndryshoj zhanër

Nuk ka njeri që nuk e njeh këngën “Jam vlonjate”, të këngëtares Marjola Kacani,, e cila është bërë një emër i njohur në muzikën popullore.

Por mos u çudisni nëse Marjolën do ta shihni së shpejti më një këngë hip hop. E ftuar në “BOOM”, Marloja tha se ka vendosur të ndërrojë zhanër.

Marjola:“Ndonjë hip hop, kam vendosur të ndërroj zhanër.”

Në bashkëpunime ka mbetur kryesisht në Vlorë, më vëllain dhe grupin Revolt Klan.

Megjithatë Marjola zbuloi se më kë do të donte një bashkëpunim në të ardhmen.

Marjola: Ka qenë një diskutim me një këngëtare që unë e adhuroj, Remzie Osmani.

Do eksperimetoje më ndonjë reper?

Marjola: Pse jo, të Shqipërisë. Kemi Noyzin.

Gjithmonë e angazhuar jo vetëm në koncerte, por dhe nëpër dasma e gëzime familjare, Marjolën duke se e pret një sezon i nxehtë.

Marjola: Ne e kemi lekun merr dhe jep. Sezonin e verëes jam tej mase e ngarkuar me dasma. 20 e ca shkojnë në sezon, kryesisht në korrik dhe gusht.

SHKARKO APP