Pas sulmit në Mançester, Ariana Grande sjell albumin e ri
Ariana Grande do të sjellë albumin e saj të ri.
Gjatë intervistës së saj të parë që nga sulmi i vitit të kaluar në Mançester tha se do sjellë albumin por nuk iu drejtua bombardimeve drejtpërdrejt.
Ylli i popit u shpreh se “Sweetener” do të vijë këtë verë.
“Për të sjellë dritë rreth një situate, ose në jetën e dikujt, ose dikush tjetër që sjellë dritë në jetën tuaj”, tha këngëtarja.
Por nuk tregoi më shumë mbi inspirimet që qëndrojnë pas albumit.
22 persona vdiqën gjatë bombardimeve pas koncertit të saj në Manchester Arena.
Ajo u kthye në qyetet më pak se 2 javë pas sulmit duke organizuar një koncert.
KOHA JONË SONDAZH

