Pas tërmetit të fortë, këngëtari i njohur hap dyert e shtëpisë dhe dhuron 100 000 euro

Pas tërmetit të dytë të fortë që tronditi vendin pasditen e sotme, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, ka vendosur që t’u vijë në ndihmë personave të prekur e që kanë mbetur jashtë.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ai ka njoftuar se së bashku me babanë e tij, Sabri Fejzullahu, kanë të lirë shtëpinë e tyre për një familje 6 anëtarëshe. “Ne rrimë gjithmonë pranë trungut tënd Nanë Shqipëri.  Me zemër ua lëshoj shtëpinë time një familje prej 6 anëtarësh, vëllezërve e motrave të gjakut tim. S. Fejzullahu”, thuhet në postim.

Nga ana tjetër, Ermali tregon se dhuron 100 000 euro për të dëmtuarit direkt nga kjo fatkeqësi. “Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje , mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere , uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, shkruan këngëtari krahas fotos ku tregon shumën që ka dhuruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?