Pas thashethemeve me Jon Gjebrean, këngëtarja lidhet me djalin e presidentit

Adea Pula edhe pse ka vetëm pak kohë që është përfshirë në botën e showbiz-it shqiptar, duket se ka arritur të fitojë mjaftueshëm vëmendje. Në fillim ajo u përfol se ishte në një lidhje me Jon Gjebrean, i cili tashmë është i fejuar me Merlinin, por sipas mediave kosovare, Adea është e lidhur me djalin e presidentit, Hashim Thaçi, Endritin. Djali i presidentit është emër shumë i komentuar në media sa i përket jetës private dhe lidhjeve me femrat, por duket se kësaj radhe e ka seriozisht. Ndonëse nuk kanë lënë asgjë për të dyshuar, nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe daljet i kanë të fshehta, burime të afërta me çiftin e ri kanë bërë të ditur se ata janë bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?