Pas viteve mëri, Beyonce uron Kim Kardashian
Për vite me radhë dyshja Kim Kardashian dhe Beyonce janë përfolur për mëri mes tyre. Këto dyshime u hodhën poshtë kur Beyonce e uroi për ditëlindjen e saj të 41, me një postim në faqen e web-it.
Këngëtarja e ka kthyer në një zakon tashmë urimin e miqve dhe njerëzve që ajo admiron duke postuar një foto të fëmijërisë së tyre shoqëruar me një urim të thjeshtë. Përkrah fotos së Kim, ndodhen edhe ato të Doja Cat e Snoop Dogg.
Në 2014, Beyonce e Jay Z ishin të ftuar në dasmën e Kim dhe Kanye, por për arsye që nuk i bënë të ditura, ata nuk shkuan. Kanye u shpreh mjaft i lënduar për këtë, duke thënë se “E kuptoj që ata po kalonin disa gjëra, por nëse bëhet fjalë për familjen, nuk mund ta humbasësh një dasmë”.