Pas vizitës së saj në Bubq, Xhensila i shpreh mirënjohjen Bebe Rexhës
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, erdhi ditën e djeshme në Shqipëri për të parë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti dhe për të ofruar personalisht ndihmën e saj. Vendi i parë që ka vizituar është Bubqi, ku Bebe po merret me rindërtimin e shtëpisë Musa. Atje ajo është takuar me Bes Kallakun, Xhensila Myrtezaj e të tjerë që po ashtu po japin kontributin e tyre.
Së fundmi Xhensila ka postuar në profilin e saj të Instagramit, disa foto në të cilat shihet Bebe Rexha në Bubq shoqëruar nga ajo, Besi dhe njerëz të tjerë. Këngëtarja e ka falenderuar publikisht Beben për ndihmën që po i jep Shqipërisë, duke i uruar më të mirat në jetë.
“Bebe Rexha tha sot se prej nga vijme nuk duhet ta harrojme. Kete here jo vetem nuk e harrove prej nga vjen por erdhe per te bere te mundur qe nje familje e shkaterruar fizikisht dhe moralisht ta harrojne dhimbjen dhe lotet e merzise se ketyre diteve te kthehen ne lot gezimi per ta. Bebe Rexha pac vec te mira ne jete. Zoti te bekofte ty edhe ata qe ishin me ty”, shkruan Xhensila.
https://www.instagram.com/p/B5lIixEh6HU/