Pas zhurmës në portale, Elsa Lila i dorëzon vajzës së saj trofeun e “FIK 61”
Festivali i 61 i Këngës në RTSH, u fitua nga Elsa Lila e cila u rikthye në festival pas 25 vitesh.
Pas përfundimit të festivali doli lajmi se ajo e kishte hedhur kupën, pasi ishte e pakënaqur. Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Por duket se lajmi nuk është i vërtetë. Pasi ajo ka pozuar edhe me të bijën, të cilës i dedikoi këngën.
“Dhe ky trofe sot është në vendin e vet, në duart e Evitës së vogël e cila rrezaton nga lumturia teksa shoqëron të ëmën për të ndarë emocionet e triumfit të Elsës dhe “Evitës”,”-shkruhet ndër të tjera në postimin në fjalë.