Pasi banorët e përmendin shpesh në shtëpi, Olta Gixhari bën postimin ironik

Olta Gixhari ishte një prej banoreve më të forta të shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila ishte pretendente për të arritur në finale.

Mirëpo, ajo vendosi t’a lërë përgjysmë garën për shkak të mallit për djalin e saj.

Edhe pas daljes, Olta vazhdon të përflitet e të përmendet disa herë nga banorët brenda shtëpisë.

Ndaj ajo ka bërë një reagim publik me anë të një postimi në Twitter, ku në mënyrë ironike ka shkruar se do t’a fitojë “Big Brother-in” edhe jashtë shtëpisë kaq shumë sa po e përmendin banorët.

“Realisht po mendoj qe mund ta fitoj BBVIP edhe pse jam jashte. Kaq shume sa po me permendin jam e bindur qe ne finale do kem shanset e mia”, shkruan Olta në postimin e saj.

 

 

SHKARKO APP