Pasi deklaroi se është gay, Gabriel Garko merr vendimin drastik në lidhje me karrierën e tij

Ditën e djeshme Gabriel Garko ishte i ftuar në ‘Non è la D’Urso’, si një kthim nderi për Barbara D’Urso dhe miqësinë e tyre.

Ai aty bëri të ditur  se nuk do e shohim më në televizion pas kësaj interviste.

Gjithashtu gjatë intervistës  Garko sqaroi të gjitha polemikat e krijuara rreth tij.

Ndër të tjera Gabriel u ndal tek puthja me Barbarën, duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe si një aktor që është vetëm ka aktruar.

Të shumtë ishin ata persona të cilët nuk besuan mbi orientimin seksual të aktorit, dhe për këta Garko pati një përgjigje.

Ai tha se thjesht  ndjeu se ishte momenti i duhur për t’i treguar botës të vërtetën e tij, por pa bërë shumë specifikime pasi “çdo gjë që ne bëjmë në dhomën e gjumit është pjesë private e jona”.

SHKARKO APP