Pasi shau e mallkoi gazetarët, mamaja e Viola Spiros nis…

Pas arrestimit të të dashurit të Violës për trafik droge, mamaja e saj reagoi me një status të gjatë. I shau, e mallkoi të gjithë gazetarët të cilëve do t`u priste gishtat e do t`u shkurtonte gjuhën, se sipas saj i kishin sulmuar të bijën në shkrimet e tyre.

Pas deklaratës së djeshme, sot ka shkruar sërish. Këtë herë në Instagram. Ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, të njohur e të panjohur.

Po ndërkohë që e ëma vret mendjen e zihet nëpër Instagrame me ndjekësit, Viola s`ka bërë asnjë lloj reagimi. Ka hyrë në rrjete sociale, se ka komentuar edhe te Marina. I ka thënë shoqes që është një bukuri e rrallë. Kështu që le të bëhet nëpër botë ç`të dojë, Viola vazhdon programin.

https://www.instagram.com/p/BcAOIrfHwdy/?taken-by=brunildaspiro

SHKARKO APP