Pasuria marramendëse e Vladimir Putin, me rezidencë 1 miliard dollarë dhe superjaht 73 mln paund (FOTO)

Perëndimi po mban frymën teksa tensionet Rusi-Ukrainë janë përshkallëzuar. Vladimir Putin ka rritur prezencën e trupave në kufirin mes vendeve, ndërsa mbrëmjen e së hënës ai urdhëroi lëvizjen e tyre në dy rajone të Ukrainës Lindore, Luhansk dhe Donetsk.

Sinjalet alarmojnë për një luftë me një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë. Në këto vite, fuqia e Putin është rritur pas ndryshimeve kushtetuese në 2020 që do ta lejojnë atë të qeverisë deri në vitin 2036, kur të jetë rreth të 80-ave.

Në vitin 2018, prestigjiozja “Forbes” e renditi Presidentin rus njeriun e dytë më të pushtetshëm me një pasuri prej miliardësh dhe stil jetese që ‘ulëret’ këtë stad të tij. Pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 200 miliardë dollarë, por nuk dihet burimi i saj.

Rezidencë 1 miliardë dollarë që njihet si “Pallati i Putinit” dhe një superjaht 73 milionë Paund mendohet të jenë blerjet e tij më të mëdha. Rezidenca ndodhet në bregdetin e Detit të Zi, ka një pishinë mermeri të zbukuruar me statuja të perëndive greke, qilar verërash, kinema dhe një hapësirë klubi me tuba striptizmi.

Përveç tyre, numërohen 19 shtëpi, 58 avionë dhe helikopterë, 700 makina dhe një koleksion orash me vlerë 700.000 dollarë. Këtu shtohet edhe një kafshë mahnitëse, një tigër i quajtur Boris që ai e shfaqi në televizion në vitin 2015.

SHKARKO APP