Paul Walker rikthehet në “Fast and Furious 9”
Karakteri i Paul Walker mund të rikthehet në Fast and Furious 9.
Personazhit të tij ju dha një kthim emocional në Furios 7 pasi aktori vdiq në një aksidenti automobilistik në vitin 2013.
Por tani raportohet se Brian O’Connor, karakteri i Walker, do rikthehet në Furios 9, që do dalë vitin e ardhshëm.
Lajmi u dha në fillim të kësaj jave nga Daniel Richtman në një postim në Twitter.
“Ka kaluar mjaft kohë. Ata po sjellin përsëri karakterin e Paul Walker, Brian në FF9,”-shkroi ai.
Por vendimi nuk është pritur mirë nga fansat e tij.
“Është mungesë respekti të rikthesh karakterin e Paul Walker kur ai nuk është këtu,”-tha një prej fansave.
Ndërsa një tjetër shkroi: “Minohet plotësisht fundi i Fast 7 dhe vetë Paul. Mungesë respekti.”
“Është e panevojshme dhe e turpshme,”-reagoi një tjetër fans.