Paulina Calahorrano, ylli i muzikës latino-amerikane vdes në një aksident në Milano

Muzika ndërkombëtare në zi për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur në këngëtares latino-amerikane, Paulina Calahorrano, 42 vjec, që vdiq në Milano në një aksident automobilistik. Gruaja udhëtonte me një makinë elektrike, që drejtohej nga një mik i saj 26 vjeçar, kur një suv është përplasur mbi ta.

Që në momentin e parë pas aksidentit kushtet e saj shëndetësore dukeshin pa shpresa. Ylli i muzikës ekuadoriale është shoqëruar në spital, ku ka humbur jetën.
‘Ishte një nder dhe krenari kombëtare’ e Ekuadorit, thuhet në një komunikatë për shtyp në Milano Latin Festival, ku këngëtarja ka marrë pjesë shumë herë.

Aksidenti fatal ka ndodhur gjatë natës në rrugën Legioni Romane, në Milano.
Sipas raportimit të policisë lokale makina elektrike drejtohej nga një tjetër person me të cilin udhëtonte këngëtarja, që është përplasur me një Porsche, ku janë përfshirë edhe shtatë mjete të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për 42-vjeçaren nuk ka mundur të bëhet gjë nga mjekët, e cila ka humbur jetën në spitalin San Carlo. Shoferi i Suv dhe ai i makinës elektrike, një 21 vjeçar dhe tjetri 26 vjeçar, janë dërguar në spital por në gjendje më pak të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Paulina ‘ishte një nder dhe krenari e vërtetë kombëtare’, e Ekuadorit, thuhet nw komunikatwn pwr shtyp tw lwshuar nga Milan Latin Festival. ’Paulina-thuhet në deklaratë- nuk ishte vetëm një këngëtare e madhe latine, por edhe një mikeshë e dashur për të gjithë ne’. Ngushëllime janë shprehur nga shumë fansa edhe në faqet social të yllit dhe nga Konsullata e Ekuadorit në Milano.

Karriera dhe impenjimi në fushata kundër dhunës tek gratë. Paulina Calahorrano jetonte prej disa kohësh në Milano dhe merrte pjesë në koncerte në të gjithë Italinë, Europën si dhe në festivale dhe programe radiofonike dhe televizive. Ajo ishte bërë një ambasadore e muzikës së vendit të saj. Protagoniste e edicioneve të fundit të Latin Festival të Milano, ajo ishte shprehur hapur kundër dhunës ndaj grave duke kënduar në 2015 këngën ‘Ya no vuelvas’. /BW
C_2_fotogallery_3088389_1_image

C_2_fotogallery_3088389_2_image

C_2_fotogallery_3088389_3_image

C_2_fotogallery_3088389_4_image

C_2_fotogallery_3088389_5_image

C_2_fotogallery_3088389_6_image

C_2_fotogallery_3088389_0_image

C_2_fotogallery_3088389_8_image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?