Pavarësia e Kosovës, Rita Ora vishet me kostum tradicional për këngën e re (VIDEO)

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora, ka njoftuar përmes një video pomovuese se në 12 shkurt do të publikojë këngën e saj më të ri që mban titullin “Bang”, për të cilin ka bashkëpunuar me Imanbek, David Guetta dhe shumë artistë të tjerë të njohur.

Ajo që ra më shumë në sy në këtë video promovuese ishte veshja e Rita Orës dhe balerinëve. Ata shfaqen me kostume tradicionale shqiptare që janë përgatitur nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti.

30-vjeçarja e ka falënderuar publikisht stilistin shqiptar, i cili u përkujdes për çdo detaj në veshjet që edhe identifikojnë shqiptarët. “Valdrin Sahiti, ju e keni ”mbytur” këtë. Faleminderit. Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë”, ka thënë ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

SHKARKO APP