Për herë të parë në histori! Ceremonia e kurorëzimit, miliona njerëzve do të thonë një betim besnikërie ndaj Mbretit Charles

Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III do të jetë më 6 maj. Ai është pasues i fronit mbretëror të Anglisë dhe mes hapave drejt kurorëzimit do të përfshihet edhe betimi me zë të lartë i publikut për besnikëri ndaj mbretit Charles.

Miliona njerëzve do t’u kërkohet të thonë fjalët: “Betohem se do t’i kushtoj besnikëri të vërtetë Madhërisë suaj, dhe trashëgimtarëve dhe pasardhësve tuaj sipas ligjit, kështu që më ndihmo Zot”.

Për herë të parë në histori, publikut do t’i jepet një rol aktiv në kurorëzimin, me Kryepeshkopin e Canterbury-t duke u bërë thirrje atyre që shohin ose dëgjojnë ngjarjen.

Pas thirrjeve të turmës duke u betuar për besnikëri ndaj mbretit të ri, k ryepeshkopi do të thotë: “Zoti Ruaje Mbretin” dhe të gjithëve u kërkohet të përgjigjen: “Zoti e ruajt mbretin Çarls. Rroftë mbreti Charles. Mbreti rroftë përgjithmonë”.

SHKARKO APP