Për herë të parë Rita Ora dhe Bebe Rexha bashkë në një këngë

Në të gjitha mediat shqiptare dhe jo vetëm, është folur se dy këngëtaret shqiptare më të njohura në botë, Bebe Rexha dhe Rita Ora, kanë marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. Gjithmonë nga dy fansat e këngëtareve është kërkuar një bashkëpunim në muzikë dhe mesa duket ky bashkëpunim nuk do të vonoj dhe shumë.

Image

LEXO EDHE:

Swiss Digital Desktop Reklama

Personazhet që vuajnë nga depresioni

Vetë Rita nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ka njoftuar se në 11 maj do të publikohet kënga, në të cilën do të jetë edhe Bebe Rexha. “Jam shumë e lumtur që më në fund po lajmëroj këngën time më të re, ‘Vajzat’ në bashkëpunim me disa gra të fuqishme që më kanë inspiruar shumë! Faleminderit Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX!”, – ka shkruar Rita. Menjëherë pas kësaj deklarate kanë vërshuar komentet e fansave, të cilët thonë se mezi presin datën e publikimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak ditë më parë Rita Ora njoftoi se shumë shpejt do të nis një turne muzikor në mbështetje të të gjitha femrave. Dhe me siguri kënga ‘Vajzat’ do të jetë kënga kryesore e turneut që mban të njëjtin emër, ‘Turi i vajzave’./revistawho

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?