Për Krishtëlindje, Harry dhe Meghan jo te mbretëresha por tek…

”Harry dhe Meghan do t’ia prishin Krishtlindjet mbretëreshës”. Me këtë titull janë hapur mediet rozë në Britaninë e Madhe. Duka dhe dukesha i Sussex-it, duket se duan t’i kalojnë festat e fundvitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kishin në plan të merrnin gjashtë javë pushim nga detyrimet mbrëtërore dhe ta kalonin ditën e falenderimeve me të ëmën e Meghanit, Doria Ragland.

Nga ana tjetër, burime pranë çiftit, sipas medieve britanike, thonë se ka shumë mundësi që ndalesa e tyre në SHBA të zgjasë më shumë se aq dhe çifti të qëndrojë edhe për Kërshëndella. Ishte përfolur diçka e tillë por tani e sa duket ka mbërritur dhe konfirmimi nga Buckingham Palace.

Mbretëresha Elisabetë e ka aprovuar kështu publikisht përzgjedhjen e bërë nga nipi i saj, si për t’i mbyllur kështu shtigjet edhe çdo thashethemnaje. Njerëz pranë familjes mbretërore thonë se Krishtlindje në Sandringhham janë një traditë e familjes mbretërore britanike, të cilën monarkja e ka shumë për zemër dhe ndonëse hapur deklaron gjë tjetër, brenda vetes e vuan këtë fakt.

SHKARKO APP