Për të na hequr pak mendjen nga izolimi, Luana Vjollca publikon këngën më të re

Një ditë më parë, Luana Vjollca ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “Pa panik”.

Edhe pse tituli i këngës është “Pa panik”, duhet thënë se ka përkuar rastësisht me situatën në të cilën ndodhemi.

Siç edhe moderatorja e dashur për publikun ka treguar, ky projekt është nisur disa kohë më parë dhe duket se ky ka qenë momenti më i përshtatshëm për t’u publikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Luana shfaqet një brune super seksi në këngë dhe e veçanta konsiston në faktin që i gjithë klipi është regjistruar me telefon gjatë një seti fotografik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Moderatorja ka vendosur të jetë sa më spontante dhe të tregojë prapaskenat argëtuese të këngës së saj, duke u “justifikuar” se për publikimin e një klipi të tillë e ka fajin karantina.

“Klipi eshte i xhiruar me telefon gjate nje seti fotosh per gallate por ja qe une e publikova ?

Se besoj as vet qe e publikova keshtu por karantinimi ka bere punen e vet , jena mire ?

Titulli perkon rastesisht me situaten ku ndodhemi. Te heqim pak mendjen ?”- shkuan Luana krahas postimit.

Për të hequr pak mendjen nga izolimi, hidhi një sy “Pa panik”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?