Për Victoria Beckham, nuk mund të kishte mëngjes më të ëmbël se ky
Kur je një mama në karrierë, momentet më kuptimplota janë ato pranë gjirit të familjes dhe njerëzve të dashur, natyrisht. Njësoj ndodh me Victoria Beckham, mamanë e famshme të katër fëmijëve, e cila është ndër personazhet më aktiv në rrjetet sociale, jo thjesht për profilin e punës së saj, por shumë më tepër se kaq.
Ju me siguri e keni parë që një pjesë dërrmuese të hapësirës së fotove dhe videove në instagramin e saj, e zënë pikërisht momentet me fëmijët, e bashkëshortin. Një të tillë ajo e ka postuar edhe sot në mëngjes në instastory. Ka qenë një surprizë e këndshme e më të voglës së familjes Beckham, Harper, e cila i ka përgatitur një kafe për mëngjes mamasë së saj. Bashkë me kafenë i ka lënë edhe një pusullë në të cilën shkruan: “E dashur mami, shpresoj të të pëlqej kafeja që përgatita për ty. E bëra me shumë dashuri. Nga vajza jote më e mirë, Harper”.
Besojmë se për Victorian kafeja e bërë nga duart e vajzës së saj, është shija më e ëmbël në botë, çka me siguri ja ka zbukuruar edhe më shumë këtë mëngjes!