Performanca më e kushtueshme dhe më e lirë në Eurovision

Ditën e sotme në “Jo vetëm modë” u bë një pasqyrim i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurovision, që prej daljes së parë në 2004- ën ku u përfaqësuam nga këngëtarja Anjeza Shahini me këngën “The Image of You”.

Ish drejtori i RTSH- së, Petrit Beci zbuloi disa detaje të panjohura më parë. Ai tregoi për publikun se cila qe performanca që kushtoi më shumë në Eurovision dhe ajo për të cilën u hodhën më pak para. Performanca e Adrian Lulgjurajt dhe Bledar Sejkos me këngën “Identitet” është performanca më e shtrenjtë në Eurosong. Për efektet shtesë të saj u paguan 9 mijë euro më shumë.

Ndonëse shpenzimi qe i lartë, të paktën në krahasim me performancat e shkuara dhe ato që do të vinin, kënga e grupit të rrokut nuk arriti dot në finale. Nga ana tjetër, sipas Becit performanca më e lirë qe ajo e Rona Nishliut me këngën “Suus”, këngë që në fakt, si për ironi të fatit rezultoi më e suksesshmja në historinë tonë të Eurosong- ut duke na pozicionuar në vendin e pestë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënga qe një dedikim shumë personal i Ronës ndaj padrejtësive njerëzore, ku veçanërisht interpretimi i jashtëzakonshëm i saj, qe ai që e ktheu “Suus” në gurin tonë të fitores.

Swiss Digital Mobile Reklama
Rona Nishliu - Suus - Albania - Live - Grand Final - 2012 Eurovision Song Contest

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?