Përfundimisht të ndarë, moderatorja e njohur i jep fund martesës me partnerin
Ditët e fundit ka qenë pothuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes çifti i njohur dhe i dashur i medias rozë. Shkak për këtë është bëtë sërish lidhja e tyre. Po flasim për çiftin Bora Zemani dhe Vin Veli.
Mendohet se çifti i ka dhënë fundi lidhjes, ndërkohë që asnjëri prej të dyve nuk është shprehur rreth një fakti të tillë. Madje, para disa javësh gazetarja sportive Bora Zemani ka publikuar në rrjete sociale një foto mjaft provokuese dhe krahas saj shkruan: “Duhet të iki apo të qëndroj”. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë bëhet me çiftin. Ndërkohë që kur i është bërë një pyetje e tillë Borës, ajo nuk ka ngurruar ta përgënjeshtrojë, kur ka qenë e ftuar në një emision para dy muajsh.
“Nuk ka asnjë të vërtetë në të gjithë këtë histori. Vini kishte shkarkuar një program për “Instagram”-in, që më fshiu mua, por edhe njerëz të tjerë si DJ Sardi, nuk e kuptoj përse njerëzit u morën vetëm me mua”, – u shpreh duke qeshur Zemani. Megjithatë, ajo theksoi se duke pasur një familje dhe jo thjesht një lidhje, asaj nuk i vjen aspak mirë që diskutohen gjëra të tilla. “Dhe nuk më vjen mirë që njerëz që neve na njohin, na shohin në rrugë bashkë dhe habiten dhe thonë: Nuk qenkan ndarë”, – u shpreh moderatorja e emisionit “Guximtarët” dhe “Bar Skedina”.
Por mesa duket, ende qarkullon lajmi i kësaj ndarjeje sepse pavarësisht se kanë kaluar dy muaj, ata ende nuk e ndjekin njëri-tjetrin dhe jo vetëm kaq, por nuk kanë postuar asnjë foto të përbashkët siç kishin më parë dhe gjithashtu kanë fshirë edhe ato të mëparshmet. Çifti ka një djalë të bukur të quajtur Arbor, ndërkohë që prej kohësh tashmë Bora dhe Vini nuk jetojnë më bashkë. Lajmi është konfirmuar nga miq të tyre të përbashkët, vështirë do ta kenë të justifikohen publikisht. Edhe pse ende shpresojmë për një rikthim të familjes.