Përgatitjet e fundit të “C’est la vie”, foto nga studio e programit të Marina Vjollcës dhe të ftuarit
“C’est la vie” është duke marrë formën përfundimtare. Një natë më parë, Marina Vjollca zbuloi edhe ditën kur të nisë transmetimin programi i saj i shumëpritur në Tv Klan, ndërsa sot janë mësuar edhe anëtarët e jurisë.
Pak orë më parë, në media janë publikuar emrat e Aleksandër Lalos, Rovena Lules, Altin Gocit, të cilët do të jenë anëtarë jurie.
Po kështu, janë zbuluar edhe të ftuarit e parë. Në disa foto të publikuara nga Xing.al, i gjithë stafi i “C’est la vie” janë në studion e madhe në provat e fundit.
Cilët janë të ftuarit e parë në garën që do të bëjë bashkë këngëtarët profesionistë me njërëz të fushave të tjera?
Në këto foto duken djemtë e ThreeDots, Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi Haruni dhe DJ Vicky, si dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria.