Përloten banorët pasi shohin sulmin ndaj Top Channel: Akt makabër, por gara duhet të vijojë
Top Channel sot ndodhet në ditë zie, në nder të Pal Kolës, punonjësit të sigurisë. Vëllai i Madh vendosi që të shfaqë në ekran, pjesë nga ngjarja e rëndë, për t’ia lënë në dorë më pas banorëve, që ata të vendosin nëse do e vijojnë apo jo këtë rrugëtim, që ka nisur më 24 dhjetor të vitit 2022. Klipi përloti të gjithë banorët e shtëpisë.
Qetsori: Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë stafit.
Olta: A ka të plagosur të tjerë?
Arbana: Fatmirësisht jo.
Luizi: Ngushëllime familjarëve . Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojen. Më vjen shumë keq. Jam i bindur që ai lloj sulmi nuk ka qenë për ne. Këtë duhet ta them për të gjithë banorët. Kjo godinë, kjo media është me e sigurtë se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, akt terrorist. Mund të them që të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit dhe duke patur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca jonë! Ne këtu brenda jemi shumë të sigurtë dhe kemi njëri-tjetrin. Debatet këtu shumëzohen me zero, përpara kësaj ngjarje. I them familjarëve të Kolës se çfarë do të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj.
Dea: Ngushëllime familjes së Palit. Më vjen keq për këtë sulm që i ka ndodhur Top Channel. Ky vend është si familja ime. Faleminderit ju që keni këtë forcë që na e transmetoni ne.
Qetsori: Me të thënë të drejtën, unë e kam përjetuar në 1997. E njoh zhurmën e kallashit. Ma ndjeu zemra që kishte ndodhur diçka. Duke patur ndjesitë e luftës, e kuptoj se kur është me drejtim dhe se kur është në ajër. Bëmë llogaritë me Kristin dhe na dolën diku te 22 plumba. Shpresoj shumë që të mos kemi qenë ne shkakëtarët. Ne kemi dyshime se ndoshta padashje kapim tema që nuk duhen kapur.
Olta: Pse a ka shanse që mund të jemi edhe ne arsyeja?
Qetsori: Edhe fjalët nuk na vijnë, por unë mendoj që ta vazhdojmë.
Olta: Po si nuk janë kapur autorët, ka shumë kamera.