Përloti të gjithë në skenën e Eurovision, një lajm i mirë për këngëtarin portugez
Salvador Sobral ka një zemër të re. Këngëtari portugez, fituesi i edicionit të fundit të “Eurovison”, i cili prej muajsh ishte në pritje të një dhuruesi tashmë mund të jetojë si gjithë të tjerët.
Gjendja e tij ishte rënduar në shtator, periudhë kur këngëtari ishte shtuar në spital dhe priste një dhurues zemre. Transplanti u krye në spitalin e “Lisbona Santa Cruz”, në Portugali. Sipas mediave portugeze ndërhyrja ka përfunduar me sukses dhe këngëtari është në gjendje të mirë shëndetësore.
Një prej mjekëve të spitalit, ku u krye transplanti tha se 27-vjecari ka nevojë për një kohë të gjatë rehabilitimi. Ai tha se Salvador Sobral do të qëndrojë larg skenës për një kohë të gjatë.
Kujtojmë që gjatë performancës së tij në skenën e Eurovision në muajin maj të këtij viti, këngëtari tregoi për gjendjen e tij shëndetësore dhe ne në qoftë se nuk kryente një transplant zemre do të largohej nga kjo botë. Ai përloti të gjithë të pranishmit në sallë me deklaratën e tij prekëse.