Përplasje mes Jonidës e Sonit, reagon Rezarta Shkurta: Ju lutem mos u zini

Kushtet e higjienës brenda shtëpisë së Ferma VIP kanë shkaktuar tensione të forta mes banorëve.

Fillimisht, diskutimi nisi mes Jonida Maliqit dhe Malbora Gurrës, por gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme (e hënë), debati u zgjerua dhe përfshiu edhe banorët e tjerë.

Moderatorja Arbana Osmani kërkoi mendimin e vajzave të tjera për situatën dhe këngëtarja Soni Malaj u përfshi duke sugjeruar se veprimet e Malborës duhen komunikuar me kujdes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky koment nuk u prit mirë nga Jonida, dhe shpejt lindën replika të forta mes dy artisteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jonida e akuzoi Sonin se nuk kishte nevojë të jepte opinion, ndërsa Soni theksoi se po fliste pasi Arbana ia kishte kërkuar.

Situata nxiti reagimin e mikeshës së tyre, Rezarta Shkurta, e cila ndau një sekuencë nga debati në Instagram, duke shprehur shqetësimin e saj si shoqe që i do të dyja vajzat.

Ajo theksoi se e ka të vështirë të mbajë anën e vetëm njërit, dhe u lut që Soni dhe Jonida të mos zihen.

“E di çfarë problemi kam me Fermën? Që ka kast, disa nga njerëzit më xhan që njoh”, tha ajo.

“Dhe do e kem shumë problem të bëj tifozllëk vetëm për dikë sepse i dua të gjitha. Prandaj goca ju lutem mos u zini”, theksoi mes tjerash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ogerta Manastirliu 4681 (68.4%)
Erion Braçe 2164 (31.6%)

Vota totale: 6845