“PërPuthen”/ Revoltohet Antoneta: Brikeno, ty me të fal ta kanë futur
“Ishim në një drekë familjare. E kishim televizorin në Top Channel dhe kthej kokën, vetëm ku shikoj një vajzë të bukur. Filloj përsëri ha dhe papritur kthej përsëri kokën. Pyes mamanë dhe i them kush është kjo, Antoneta, më përgjigjet. Është vajzë shumë e mirë. Kjo ishte arsyeja që erdha në emision”. Këto ishin deklaratat e Brikenos pak muaj më parë, në lidhje me Antonetën. Ai e shprehu hapur pëlqimin për të, madje dhe besnikërinë, pasi kur Edona (një ndër vajzat e panelit) hyri në emision, ai u shpreh se nuk dëshironte të dilte në takim me të, pasi ishte i interesuar vetëm për Antonetën.
Antoneta dhe Brikeno, kanë pasur tre takime sëbashku dhe në to dyshja ia ka kaluar mjaft mirë. Madje nuk munguan dhe letrat e dashurisë të Brikenos në drejtim të Antonetës. Mirëpo, hyrja e Margaret (vajza më e re që iu bashkua emisionit) në “PërPuthen” ndryshoi komplet rrjedhën e pëlqimit të Brikenos në drejtim të Antonetës.
Brikeno u shpreh se nuk do të dal më në takim me Antonetën, sepse sipas tij ajo e ka lënë paksa në hije dhe nuk i ka dhënë mundësi për ta njohur. Nga ana tjetër Antoneta u ndie e fyer nga kjo deklaratë dhe u shpreh se ai ka pasur mundësi sa edhe djemtë e tjerë.
Në debat e sipër, Antoneta i drejtohet Brikenos me fjalët: “Brikeno, ty me të fal ta kanë futur”. Ndërsa Brikeno tha që Antoneta për të është një kapitull i mbyllur dhe tashmë është i interesuar vetëm për Margaret.