Përvjetori i martesës, bashkëshortja i blen Robbie Williams një fermë me marijuanë

Robbie Williams ka pranuar se i pëlqen të konsumojë marijuanë, madje ka pirë edhe një cigare kanabis në Buckingham Palace.

Dhe tani këngëtari i famshëm do të furnizohet pafund me substancën narkotike, pasi bashkëshortja e tij Ayda Field thuhet se ka instaluar një fermë me marijuanë në bodrumin e shtëpisë së tyre në Los Angeles, ku përdorimi rekreativ i drogës është i ligjshëm.

Sipas reperit Big Narstie, i cili pretendon se ka vizituar plantacionin me marijuanë, Ayda ia kishte bërë dhuratë Williams në përvjetorin e martesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E pashë dhuratën që ajo i dhuroi në përvjetorin e martesës. Ishte një fermë e tërë me marijuanë në bodrumin e tyre në LA. A është e ligjshme? Po është,”-tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Robbie ka qenë i hapur për përdorimin e tij të drogës, por ka pranuar se ka luftuar me varësinë dhe pretendon se ka qenë vetëm ’24 orë larg vdekjes’ në kulmin e varësisë së tij.

Robbie dhe Ayda janë martuar në vitin 2010 së bashku dhe kanë dy fëmijë së bashku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?