Pëshpërima në altar! Çfarë tha në të vërtetë Harry?

Sot dy vite më parë, e gjithë vëmendja e mediave botërore ishte te dasma e princit Harry dhe Meghan Markle, dasma më e rëndësishme mbretërore pas asaj të princit William dhe Kate Middleton.

Fansat e dyshes rikujtuan disa nga momentet më të spikatura të dasmës së famshme dhe teksa rishihnin për të disatën herë momentin kur Harry sheh Meghan-in [një emoji me sytë me zemra në altar, vunë re një detaj të pakuptuar më parë.

Sipas disave, referuar lëvizjes së buzëve, princi kuptohet të thotë “I’m shitting it”, një frazë që nënkupton që një person po djersit nga sikleti, është në tension, ndihet nervoz ose në ankth. Njerëzit në Twitter bëjnë gallatë me faktin që Harry tha “I’m shitting it” duke e ditur që gjithë vëmendja botërore ishte te ai. Të tjerë mendojnë se thotë “I’m so lucky”, jam me fat që për hir të së vërtetës ka më shumë kuptim.

https://twitter.com/ElliotHackney/status/997796305140371456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E997796305140371456%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F50435%2Fpershperima-ne-altar-fansat-dyshojne-fare-tha-ne-te-vertete-harry

SHKARKO APP