Pete Davidson tregon kur e kuptoi që fejesa e tij me Ariana Grande-n kishte marrë fund!

Pete Davidson dhe Ariana Grande u fejuan në qershor 2018 pas një romance dy-mujore që patën bashkë, por fejesa e tyre nuk zgjati!

Në një intervistë të fundit për reperin Charlamagne postuar në YouTube të hënën, komediani zbuloi se romanca e tij me Grande-n kishte përfunduar kur vdiq ish-i i saj Mac Miller.

“Unë e dija shumë mirë se kishte mbaruar pas kësaj. Ishte me të vërtetë e tmerrshme dhe nuk mund ta imagjinoj sesi ishte. E vetmja gjë që di është se ajo me të vërtetë e donte shumë atë dhe nuk e shfaqte”.

Davidson, 26 vjeç, shpjegoi se ai e kuptonte kur bëhej fjalë për ndjenjat e të fejuarës së tij të atëhershme për Millerin, me të cilin ajo kishte një lidhje dy-vjeçare.

“Unë i thashë, ‘Dëgjo, e kuptoj, bëj çfarëdo që të bësh, do të jem këtu”, tha ai.

Miller ndërroi jetë në 7 shtator 2018, nga një mbidozë droge. Ai ishte 26 vjeç.

Në mes të tetorit, Davidson dhe Grande i dhanë fund fejesës së tyre.

Pete më pas vijoi me një sërë lidhjesh me femra të famshme si Kate Beckinsale, 46 vjeç, dhe Margaret Qualley, 25 vjeç, dhe vajzën 18-vjeçare të Cindy Crawford, Kaia Gerber, me të cilën gjithashtu i dha fund, pasi sipas tij, “ajo është shumë e re për t’u marrë me problemet e tij”.

SHKARKO APP