Philippe Coutinho dhe Aina, një tregim i vërtetë dashurie
Philippe Coutinho bëri bujë për transferimin e tij te klubi i Barcelonës dhe çmimin marramendës për këtë kalim. Por, prapa futbollistit të talentuar brazilian fshihet një histori e bukur e vërtetë dashurie. Coutinho dhe bashkëshortja e tij, Aina, u takuan kur ishin vetëm 14 vjeç dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë. Dy adoleshentët u takuan për herë të parë gjatë një pasditeje futbolli në një lagje të Rio de Janeiros ku ata jetonin dhe ku edhe u dashuruan për herë të parë. Ajo pranoi të takohej me Coutinhon pa e ditur se ai është një prej yjeve të reja braziliane që tashmë po zhvillonte talentin për të rinjt e Vasco de Gamas. Siç zbulohet nga mediat e huaja, ofertat për Coutinhon vinin nga krejt Evropa, por ai refuzonte ato, sepse nuk dëshironte të ndahej nga Aina. Ai vazhdoi të luante për Vasco de Gaman deri në moshën 16 vjeçare, kur atij i ishte ofruar një ofertë që nuk mund ta refuzonte: ekipi i tij dhe Interi arritën marrëveshje. Futbollistit është dashur të zhvendoset në Itali ku luajti deri në moshën 18 vjeçare. Pasi i dashuri i saj nënshkroi për Interin në vitin 2010, Aina, në moshë madhore tashmë, e la shkollën në mes të vitit shkollor dhe shkoi me të dashurin e saj futbollist duke e shoqëruar atë në ndjekjen e ëndrrës. Dy vite më vonë ata u martuan dhe u bënë prindër të një vajze. Tashmë futbollisti më i shtrenjtë në Spanjë dhe i dyti më i shtrenjti në histori, Coutinho është një burrë komik, romantik dhe familjar. Mesfushori i ri i Barcelonës vazhdimisht ndanë fotografi të dy djemve të tij dhe gruas, të cilat kanë shpjerë që ai të dedikojë një video të tregimit të jetës së tij me foto me këngën “Perfect” nga Ed Sheeran në prapavijë. Ish-futbollisti i Liverpoolit tashmë është në Barcelonë me Ainan dhe fëmijët e tij, ku shikuan së bashku fitoren e Barcelonës në Camp Nou ndaj Levantes. Coutinho pas kësaj ndeshje është prezantuar të hënën si lojtar i klubit nga Camp Nou.