Pink do të këndojë himnin kombëtar në Super Bowl

Pink do ta nisë festën e Super Bowl-it, duke kënduar himnin kombëtar para lojës kampionate në Minneapolis më 4 shkurt, ka bërë me dije Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan (NFL). Kjo performancë njëherësh do të jetë e para për këngëtaren fituese të çmimit Grammy në skenën e Super Bowl, e cila është përshkuar nga artistë si Luke Bryan, Lady Gaga dhe Idina Menzel viteve të fundit, raporton Reuters. Performancat e himnit kombëtar kanë qenë tema të nxehta diskutimi gjatë sezonit të NFL-së pasi lojtarët shfrytëzonin rastin që të gjunjëzoheshin, uleshin apo t’i lidhnin duart gjatë këngës në shenjë proteste për pabarazinë racore dhe brutalitetin policor në SHBA. Këto lloj protestash janë kritikuar nga administrata Trump, e cila ka zgjedhur t’i interpretojë këto demonstrata si ofenduese ndaj ushtrisë amerikane. Super Bowl është ngjarja më e shikuar televizive në SHBA, që tërheq më shumë se 100 milionë shikues.

 

SHKARKO APP