Pirro Beati: Dea më ngacmonte herë pas here, më vinte keq
Flirtimet në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ mes banorëve të rinj po përdoren si formë për të qëndruar më shumë brenda shtëpisë. Të paktën kështu përflitet mesa banorëve të Big-ut. Po si mendon Pirro Beati, fotografi i cili la shtëpinë ditën e shtunë? Ai u pyet për një flirtim të mundshëm me Dean, e cila tani po afrohet shumë me Shpat Kërleshin, banorin e ri nga Kosova.
Beati mohoi të kishte diçka me Dean, duke sqaruar se në shumë raste tentoi ta shmangë, duke mos i dhënë shpresa. Teksa ishte i ftuar një ditë më parë në ‘Ftesë në 5’, fotografi tha se i vinte keq sesi po sillej me të, mirëpo donte t’ia bënte të qartë se mes tyre nuk do kishte asgjë, më shumë se shoqëri.
“Nuk ndodhi asgjë me Dean, ajo kishte disa ngacmime që i bënte herë pas here. Natën që do flinim jashtë më pyeti se ku do flesh e me kë do flesh. I thashë do flej afër Maestros. E mirë më tha do flej afër teje.
Ato janë ngacmime, po nuk i jam afruar. Më vinte keq se dukesha sikur sillesha keq me të, po nuk e ndjeja, nuk kisha se çfarë bëja. Nuk bënim muhabet. Mundohesha që të mos i jepja më shumë afrimitet që mos ta keqkuptonte.”