”PM” gati të shkaktojë polemika, Alesio si këngëtar i ri premton një frymë të re

Jemi mësuar që të dëgjojmë këngët nga artistët e ”vjetër” në skenë, dhe shumë pak promovim kaq për artistët e rinj. Njëri prej tyre është edhe Alesio, edhe pse lufta muzikore është e madhe, ai nuk e ka humbur pasionin dhe këmbënguljen për të qenë pjesë e kësaj industrie.

”PM”, është kënga e re që pritet të publikohet së shpejti, dhe do të jetë një frymë e re në tregun muzikor, edhe pse mund të shkaktojë shumë polemika. Ritmike si këngë, me motive edhe orientale dhe shumë fresh si projekt, do ta bëjnë padyshim një këngë që do ta dëgjojmë kudo, pse jo edhe një këngë hit.

Polemika do të shkaktojë videoklipi, pasi nuk jemi mësuar që të shohim artistët meshkuj që të jenë pa komplekse dhe Alesio këtë do të dhurojë, një show brenda një klipi që do të publikohet shumë shpejt. Skena të zjarrta dhe provokuese që do ta kthejnë ”PM” në një këngë të diskutuar në rrjete sociale.

SHKARKO APP