Po e teprojmë me festat gjatë pandemisë? Hidhini një sy propozimeve alternative
Sipërmarrsi Arbër Çepani këtë të premte ishte i ftuar në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi, ku u bisedua për Halloween dhe festat që shqiptarët kanë përqafuar së fundmi.
Sipas tij, çdo festë është një biznes në vetvete, por e bukura është që njerëzit duke u bërë pjesë e festave dalin nga përditshmëria.
“Mua më vjen pak çudi për ata që e marrin seriozisht festën e Halloween dhe gjykojnë ata që e festojnë. Mendoj që kjo festë është komplet një biznes i madh, pra është një arsye më shumë për të festuar, për të shitur ca maska, një arsye me shumë që njerzit të heqin vëmendjen nga ditët normale dhe të maskohen e të dalin”.
A i ka prekur pandemia qasjet e festave?
Ai tha se nuk është fare e tepruar të festosh në këto kohë pandemie, jo domosdoshmërisht në lokale, por në ambjente të hapura apo shtëpi.
“Përtej shakasë realisht jemi në një periudhë të vshtirë dhe na duhen këto festa. Festa nuk është e thënë të bëhet nëpr lokale, ndonëse kjo nuk më leverdis mua. Por mund të bëhet në çfarëdo lloj vendi, mund të bëhet nëpër shpia, në ambjetet të hapura. Me rëndësi është që njerëzit të dalin pak nga kjo situatë ku po jetojmë”.