Po qarkullon në rrjet ilegalisht, Mozzik dhe Tayna publikojnë nesër këngën e re
Ka rrjedhur tashmë ilegalisht në internet kënga më e re e reperëve Tayna dhe Mozzik. “Edhe ti” titullohet kënga e tyre e re, e cila është shpërndarë në SoundCloud, ndonëse dyshja kishin paraparë që ta publikonin më datë 28. Kur kanë parë se kënga e tyre u publikua pa autorizim, kjo gjë i ka shtyrë Mozzikun dhe Taynën që ta publikojnë këngën nesër (e mërkurë) me klip. Ishte fillimisht Mozzik, ai i cili përmes një postimi në InstaStory bëri të ditur se klipi i këngës “Edhe ti”, do të publikohet më datë 22. “Qenka shpërndarë kënga, pe shoh që po ma dërgoni! Atëherë nesër del edhe klip kysmet”, ka shkruar Mozzik në InstaStory.