Po thyen rregullat, Kiara Tito nuk reziston dot. Afrohet te dera për të folur me Luizin

Kiara e cila u duk sikur i vendosi barriera Luizit po afrohet çdo ditë e më shumë tek ai. Mbrëmjen e shkuar, fitorja e ”The Voice of BBV” bëri që Luizi me Efin të futeshin në një dhomë vetëm pa banorët e tjerë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Luizit që do të jetë deri të martën larg Kiarës. Sapo mbaroi spektakli, Kiara u afrua te dera për të folur me Luizin e për t’i thënë që ka mbetur vetëm. Në një bisedë me Diolën, u shpreh se mund të ndodhë diçka me të.

Çdo mënyrë kontakti me banorët, do t’i penalizojë Luizin dhe Efin duke zbritur 2000€ nga çmimi i madh. Deri të martën ata do të kenë imunitet në shtëpi dhe s’mund të nominohen nga të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?