Poeti kritita ndaj këngës së Elvanës: Tmerr artistik, as për në hale…

Festivali i Këngës në RTSH, shkaktoi bujë dhe komentet ende vijojnë. “Me një tekst të tillë dikur nuk të linin të këndoje as në hale.” Kështu e ka quajtur poeti Petrit Ruka, këngën ” Me tana” të këngëtares Elvana Gjata.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Ruka është shprehur se kjo këngë është një tmerr artistik. Sipas tij, organizatorët e këtij festivali duheshin “arrestuar” në sallë për krim ndaj gjuhës shqipe dhe fyerje të rëndë të dinjitetit të kulturës kombëtare shqiptare.

“Turpi e mbuloftë emrin e atyre regjisorëve, udhëheqësve artistikë, prezantuesve, redaktorëve, kompozitorëve që kanë emrin në titrat e këtij produksioni me tekste të tilla. Një ditë bota do të qesh me të madhe me idiotësinë e tyre. Tallja e brezave që vijnë do t’i shoqërojë edhe aty ku do te jenë, në varr”, shprehet ai ndër të tjera.

https://www.facebook.com/petrit.ruka/posts/10216335925691453

 

SHKARKO APP