“Polici” i Portokallisë flet për largimin nga spektakli: Gjithmonë ka qenë një derë e hapur …

Ai është një nga aktorët më të dashur të ekranit. Florjan Binaj ishte i ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi ku rrëfeu suksesin e tij edhe në këtë sezon të ‘Portokalli’ teksa nuk u mendua gjatë teksa moderatori e pyeti për largimin e tij nga shoë-u i humorit. Herë pas herë mediat online kanë shkruajtur për një largim të mundshëm, ndërsa ai tregon:

‘Asgjë s’është e përjetshme. Mund të vij një periudhe që mund të jetë edhe fundi i ‘Portokallisë’. Do jemi ata që kemi thyer gjithmonë rekorde’.

Nëse në fillim te intervistës Flori u përpoq të përgjithësojë përgjigjen e tij, Ermali e pyet rreth diskutimeve për programin e ri të humorit nga Bes Kallaku. A ka marrë ai një oferte? Do të largohet për këtë projekt të ri?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka asgjë konkrete për momente. Janë thjesht thashetheme, për momentin. Mendoj se gjithmonë ka qenë dera e hapur për projekte të reja, kudo qofshin’, është shprehur ai për InTv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?