Policia e kërkon në Shqipëri, Stresi arratiset drejt Koresë së Veriut?!
Arkimed Lushaj, ose siç njihet nga të gjithë me emrin e artit Stresi ka qenë një ndër personat kryesorë gjatë protestave të bëra për Klodian Rasha, i riu që u vra nga efektivi i policisë më datën 8 dhjetor.
Ditën e parë të protestës Stresi ishte në krye të protestuesve duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin. Pas organizimit të protestës ai u shpall në kërkim nga policia dhe menjëherë u detyrua të udhëtonte drejt Kosovës.
Një ditë më parë reperi njoftoi ndjekësit nëpërmjet rrjeteve sociale se policia po e kërkon për ta arrestuar dhe se nuk mund të jetë më i pranishëm në protestat të cilat vazhdojnë të vijojnë çdo ditë në orën 18:00.
Mirëpo, së fundmi një postim i bërë nga miku i reperit, Fabio Dushku tregon se ai ka udhëtuar drejt Koresë së Veriut.
“Direkt nga Koreja e Veriut“- shkruan Fabio krah fotos të Stresit ku shihet se po komunikon me atë në kamer.
A është kjo një shaka e tyre apo jo ngelet për tu vërtetuar nga postimet e radhës të reperit.