Policia e Kosovës sapo i bëri një dhuratë Loredanës

Me siguri nuk e keni lënë pa dëgjuar këngën e fundit të Loredanës, të titulluar “Rockstar”.

Kënga është në gjuhën gjermane ku artistja shfaqet mjaft interesante siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë.

Në këtë projekt, reperja nxjerr edhe njëherë në pah faktin se është emër i lakuar, shumë i sukseeshëm dhe një “bad girl” që nuk i bëhet vonë as për policinë.

Loredana ka pasur probleme me policinë zvicerane, deri në momentin që mbylli plotësisht çështjen me çiftin zvicerian.

Me policinë zvicerane mund të mos i ketë punët mirë, por me policinë e Kosovës i ka të përkryera!

Reperen e kanë surprizuar me një medalje të policisë së Kosovës, ndërsa ajo s’vonoi ta publikonte në Instagram, duke falenderuar publikisht.

SHKARKO APP