Politikanë dhe biznesmenë dyshohen se bashkëpunuan me pedofilin Jeffrey Epstein
Një modele e njohur ruso-kazake është hedhur nga apartamenti i saj dy vite pasi u detyrua të shkonte në ishullin e pedofilëve të financiarit hebre Jeffrey Epstein kur ishte në moshën 18-vjeçare. Detaje tronditëse kanë dalë në dritë pas publikimit të grupit të tretë të dokumenteve që lidhen me padinë ndaj Jeffrey Epstein
Pedofili ndërroi jetë në burg para se të përballej me gjyqin për akuzat federale për abuzime seksuale dhe trafik qenies njerëzore. Dokumentet e pavulosura janë pjesë e një padie civile për shpifje të vitit 2015 të bërë nga Virginia Roberts Giuffre, një grua amerikane që pretendoi se Epstein kishte abuzuar seksualisht me të kur ishte e mitur dhe se Ghislaine Maxwell, ish e dashura e Epstein, e ndihmoi këtë të fundit.
Dokumentet në total, duke përfshirë materialin që ende nuk është zbërthyer, pritet të përfshijnë rreth 200 emra, duke përfshirë disa nga akuzuesit e Epstein, biznesmenë të shquar apo politikanë.