Portalet shqiptare, këngëtarin e kanë shpallur të vdekur katër herë
Këngëtari Sabri Fejzullahu u shpall nga disa portale i vdekur. Jo një, as dy, por katër herë.
“Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur. Unë jam gjallë, jam shëndoshë e mirë. Punoj pa u ndalur”,-thotë ai në një video të postuar nga Gjirafa. Nuk është hera e parë që shkruhet se këngëtari ka ndërruar jetë.
“Sot u mbusha nga mesazhe të ndryshme duke më thënë “Ngushëllime për Sabriun”. Gazetarë që për disa klikime shpifin gjëra që s’janë të vërteta, doja t’u tregoj se i madhi Sabri Fejzullahu është shumë mirë”,-shkroi bashkëshortja e Ermalit, Ariana, kohë më parë.