Prej vitesh në gjyq për pronat, shpërthen këngëtarja: Vjedhje e trimave të politikës shqiptare!

Rovena Dilo ka shpërthyer sot për padrejtësinë që ajo pretendon se i është bërë kundrejt pronës së familjes së saj, konflikti për të cilën ka vazhduar gjatë.

E ftuar tek një emision televiziv, këngëtarja shumë e njohur për publikun tregoi se është ende në gjyq për të zgjidhur çështjen e 3 viteve më parë.

Kujtojmë se që prej majit të 2016-ës, Rovena Dilos iu konfiskua lokali i saj që gjendej në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e cila u bë subjekt sherri mes këngëtares dhe dajës së saj Agron Vreto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja u shpreh:

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë jam në një gjyq! Familja ime, familja Vreto është familje shumë e madhe sepse mamaja ime ka 8 motra dhe vëllezër. Unë jam në një gjyq shumë të padrejtë. Jo më larg se një muaj përpara, kryegjyqtari i treshes që kishte gjyqin tim u hoq nga Vetingu. Ai quhet Ilir Mustafai dhe sigurisht që ishte një nga ata gjykatës që ishte totalisht i blerë dhe i shitur!”
Ajo tha gjithashtu se vendimi për grabitjen e pronës së familjes së saj dihej që në fillim, pasi ajo ishte bërë pre e mafiozëve dhe trimave të politikës shqiptare.

Rovena Dilo shtoi:

Eshtë tragjedi shumë e madhe të kesh përpara teje gjykatës që e dinë që në fillim çfarë verdikti do të të japin, shumë e rëndë. Nuk ke as ku të drejtohesh, as kujt t’i kërkosh ndihmë dhe duhet të shikosh vjedhjen e pronës tënde, vjedhjen e pronës së nënës tënde, të tezeve të tua, të kushërirave të tua të para, të gjyshërve të tu, nga njerëz, nga mafiozë, nga trima të politikës shqiptare!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?