Prestigjiozja britanike publikon foton dhe tregon si ia mori mendjen Kate Middleton princit me fustanin transparent

Princ William dhe Katte Midelton janë një ndër çiftet më të dashur të pallatit mbretëror në Angli.

Lidhja e tyre u vulos me puthjen e paharrueshme në ballkonin e Pallatit Buckingham në 2011. ‘Daily Mail’ ka publikuar një artikull ku tregon si nisi lidhja e Princit me Kate.

Ata u njohën në vitin 2001 kur të dy ndiqnin Universitetin St. Andrews, në Skoci, ku Kate tërhoqi vëmendjen e William veshur me një fustan transparent. Taboidi britanik shkruan se fustani i Kate kushtonte 30 paund, ndërsa Princi kishte paguar 200 paund vetëm për të ndjekur sfilatën e shkollës.

Ata u ndanë njëherë në prill të 2007-ës, por u bashkuan përsëri pas disa muajsh. Princi William i Britanisë shpalli zyrtarisht fejesën me të dashurën e tij Kate në vitin 2010. William është trashëgimtari i dytë në radhë i fronit të Anglisë, pas babait të tij, princit Charles.

SHKARKO APP