Prestigjiozja britanike rendit aktoren e famshme turke në vendin e parë si vajza më e bukur në botë

Aktorja e famshme turke, Hande Erçel, është shpallur gruaja më e bukur në botë nga “Glamour UK”. Marrja e këtij çmimi kaq të madh nga 27-vjeçarja, ka bërë bujë menjëherë në rrjetet sociale.

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë ndarë në dy grupe, ata që mendojnë se “Glamour UK” ka bërë përzgjedhjen e duhur të Hande si fytyra më e bukur këtë vit, dhe atyre që e refuzuan atë. Këta të fundit janë kundër, duke marrë parasysh se bukuria e saj është rezultat i operacioneve në vitet e fundit.

Nga ana tjetër është zbuluar edhe rutina e veçantë që aktorja e famshme ndjek për lëkurën e saj. Thuhet se 27-vjeçarja pi një sasi të mëdha të ujit në baza ditore, për të ruajtur bukurinë e lëkurës së saj dhe lagështisë së trupit.

Gjithashtu shumë ndjekës kanë theksuar se Hande e fillon ditën e saj me stërvitje, sipas postimeve që ndan në mediat sociale.

Blogu i stilit të jetesës Lets Hang Here shpjegoi se Hande Erçel ha shëndetshëm, përdor pastrues të fytyrës, heq lëkurën e vdekur çdo ditë përmes maskave të ndryshme të fytyrës, përveç që hidraton fytyrën e saj me ujë trëndafili, i cili ndihmon në heqjen e papastërtive dhe njollave nga fytyra.

Nga ana tjetër, kujtojmë se Hande është në një lidhje me Kerem Bursin dhe janë çifti më i përfolur turk për momentin.

SHKARKO APP