Pret të bëhet nënë së shpejti, Olta Gixhari zbulon gjininë e bebit
Aktorja, Olta Gixhari pritet të bëhet nënë për herë të parë. Megjithatë ajo e mbajti të fshehtë gjininë e bebit deri në muajin e nëntë.
Por motra e saj, e cila nuk e ka ruajtur dot sekretin dhe në një intervistë televizive ka treguar se Olta do të bëhet nënë e një djali.
Ditën e djeshme vetë aktorja ka reaguar në rrjetet sociale duke konfirmuar gjininë e bebit me një foto. Ajo publikoi një foto e kapur për dore me partnerin e saj ku së bashku mbanin një palë këpucë ngjyrë blu.
“Shiko kush po vjen, djali ynë”- shkroi Olta Gixhari, krahas fotos.
Kujtojmë se ajo ndodhet në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe ka treguar se po e shijon në maksimum këtë periudhë. Ajo jeton në Spanjë me partnerin e saj, prej momentit kur vendet u vendosën në karantinë.