Prezanto Festivalin e Këngës, Einxhel ironizon kolegët: Bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri
Moderatorja Einxhel Shkira ka kohë që është distancuar nga ekrani dhe i është përkushtuar më shumë jetës private, jetës së re si nënë si dhe zhvendosjes në Kosovë.
Së fundmi një ndjekës i ka shkruar që ta prezantojë Festivalin e RTSh-së, një nga kompeticionet muzikore më të njohura në vend.
“Të lutem prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, ka qenë pyetja. “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë”, tha ajo fillimisht me ironi. Tutje, ish-banorja e Big Brother VIP shtoi: “Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.
Einxhel ndryshe që nga Big Brother VIP ka qenë më pasive dhe nuk u angazhua në ndonjë projekt.