“Primavera Sound 2022”, Dua Lipa mban koncertin e parë pas 2 viteve

Situata nga Covid-19 vijon që të jetë më e qetë në krahasim me muajt e mëparshëm dhe kjo gjë ka rikthyer sytë tek koncertet.

Festivali Primavera Sound me bazë në Barcelonë ka prezantuar disa prej emrave të mëdhenj që do të performojnë në edicionin e radhës, në vitin 2022. Koncerti i vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë së Covid 19, ashtu siç do të ndodhë edhe sivjet.

Në 2022, Primavera do të zgjasë përreth dy javë nga 2 qershor deri më 12 qershor dhe disa nga artistët që do të marrin pjesë janë: Massive Attack, Jorja Smith, The Stokes, Gorillaz, Tyler, the Creator dhe Tame Impala.  Krahas tyre, në këtë eveniment e pranishme do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?