Prime i dashurisë, Eduart Grishaj zbulon çfarë pritet sonte në ”Big Brother Vip 2”

Sonte ka Prime dhe për konçidencë është në Ditën e Shën Valentinit. Kënga e Luizit për Kiarën po thyen çdo rekord, edhe pse ka vetëm pak orë nga publikimi dhe sonte do të shohim emocione të bukura.

Regjisori Eduart Grishaj ka zbuluar disa detaje në lidhje me prime-n e sotëm të “Big Brother VIP”. Ai tregoi se gjatë mbrëmjes së sotme do të ketë shumë surpriza, të cilat madje i krahasoi me emocionet që të jep një ndeshje futbolli.

“Po bëhen disa përgatitje për natën e dashurisë, do jetë plot emocione. Do jetë si ato netët kur fiton Vllaznia me Tiranën. Do jetë e jashtëzakonshme sot në prime”, tha Grishaj.

SHKARKO APP