Princ Andrew nuk donte që i vëllai, Charles III të bëhej mbret
Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth II, duket se i ka shtuar tensionet, sepse tani kemi një mbret të ri dhe jo të gjithë janë të kënaqur për këtë. Duke filluar që nga vetë vëllai i Charles III, princi Andrew.
Princi Andrew jo vetëm që s’është i lumtur që i vëllai është bërë mbret, por herë pas here është përpjekur ta ndalojë nënën e tij, mbretëreshën Elizabeth II duke i mbushur mendjen për të mos e bërë mbret.
Vëllezërit njihen për personalitetet e ndryshme që kanë dhe madje Andrew dikur është përpjekur të mos e lejojë martesën me Camilla-n, duke shprehur hapur antipatinë për kunatën e tij.
Për të qëllimet e Camilla-s në familje nuk ishin fisnike dhe ajo nuk e meritonte vendin që mori sepse s’ishte mjaftueshëm aristokrate.